Në bazë të konkursit publik për Programin Artistik të Galerisë së Ministrisë së Kulturës për vitin 2020, i cili ka qëndruar i hapur nga data 01.10.2019-11.11.2019, për të qenë pjesë e repertorit të GMK-së për vitin 2020 kanë aplikuar rreth dyzet artistë/e vendas, nga rajoni dhe më gjerë nga Evropa e Kanadaja, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ministri i Kulturës në bazë të kompetencave të tij këto ditë ka emëruar Komisionin Artistik, përgjegjës për shqyrtimin dhe seleksionimin e projekteve konkurruese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni në përbërje: Shqipe Kamberi - Kryesuese, Zana Ramadani dhe Arlinda Hajrullahu – Anëtare, pas shqyrtimit të projekteve konkurruese dhe në përputhshmëri me politikat kulturore e programore të GMK-së për vitin 2020, në takimin e mbajtur më 22 janar 2020, vendosi për projektet dhe artistët/et që do të ekspozojnë këtë vit në Galerinë e Ministrisë së Kulturës: Faik Krasniqi; Michael Stoeger, Florent Pista, Idlir Koka, Argenita Fetahu, Pranvera Kicaj, Yll Xhaferi dhe Engji Jaha.
Gjithashtu, në bazë të kompetencave ligjore, koordinatorja e GMK-së znj. Dhurata Ramosaj, ka të drejtë që përveç këtyre tetë projekteve të përzgjedhura nga Komisioni, të ftoj për ekspozitë edhe dy artistë të dalluar vendas apo të jashtëm.