Në bazë të konkursit publik për Programin Artistik të Galerisë së Ministrisë së Kulturës për vitin 2020, i cili ka qëndruar i hapur nga data 01.10.2019-11.11.2019, për të qenë pjesë e repertorit të GMK-së për vitin 2020 kanë aplikuar rreth dyzet artistë/e vendas, nga rajoni dhe më gjerë nga Evropa e Kanadaja, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ministri i Kulturës në bazë të kompetencave të tij këto ditë ka emëruar Komisionin Artistik, përgjegjës për shqyrtimin dhe seleksionimin e projekteve konkurruese.
Komisioni në përbërje: Shqipe Kamberi - Kryesuese, Zana Ramadani dhe Arlinda Hajrullahu – Anëtare, pas shqyrtimit të projekteve konkurruese dhe në përputhshmëri me politikat kulturore e programore të GMK-së për vitin 2020, në takimin e mbajtur më 22 janar 2020, vendosi për projektet dhe artistët/et që do të ekspozojnë këtë vit në Galerinë e Ministrisë së Kulturës: Faik Krasniqi; Michael Stoeger, Florent Pista, Idlir Koka, Argenita Fetahu, Pranvera Kicaj, Yll Xhaferi dhe Engji Jaha.
Gjithashtu, në bazë të kompetencave ligjore, koordinatorja e GMK-së znj. Dhurata Ramosaj, ka të drejtë që përveç këtyre tetë projekteve të përzgjedhura nga Komisioni, të ftoj për ekspozitë edhe dy artistë të dalluar vendas apo të jashtëm.
-
Galeria Kombëtare – “Qafa”, hap thirrjen për programin e vitit 2026
-
Ministria mban në sirtar vlerësimet për kandidatët që synojnë udhëheqjen e Galerisë
-
Tre vjet pas reformës ligjore, i vije radha Këshillit të Skenës së Pavarur Kulturore
-
Ministria e Kulturës inkurajon artistët të ankohen, ua përmend milionat
-
Gati me dy vjet vonesë hapet rruga për Këshill të Skenës së Pavarur Kulturore