Në muret e “Shtëpisë së Evropës” në kryeqytet, janë ekspozuar veprat e artistëve të rinj. “Unifikimi”, titullohet ekspozita e përbashkët e studentëve të pikturës.
Dymbëdhjetë artistët e rinj, për realizimin e këtyre veprave, janë inspiruar nga përjetimet personale dhe ndodhitë e përditshme, raporton “Express” i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProfesoresha dhe piktorja Zake Prelvukaj, thotë se unifikimin e këtyre studentëve e përbën individualiteti krijues.
Shkamb Jaka, njëri nga studentët e pikturës në Fakultetin e Arteve, thotë se inspirim i pikturave të tij është gjendja psikike e njeriut.
Ulpiana Kurtaj, në veprat e saj, ka gërshetuar stile të ndryshme.
Ekspozita “Unifikimi” është një bashkëpunim i Shtëpisë së Evropës dhe Fakultetit të Arteve – Dega e Arteve Figurative, që ka për qëllim ofrimin e hapësirës promovuese dhe ekspozuese për artistët e rinj.