Kulturë

Plani për barazi gjinore edhe në muzikë synon të zgjerohet

Vitin e kaluar më shumë se 190 festivale kanë nënshkruar zotimin që të arrijnë normën 50/50 të përfaqësimit gjinor deri në vitin 2020. Shtatë muaj që nga ajo kohë, dhe ky plan është duke u zgjeruar më shumë nëpër kompani, orkestra e salla koncertale. Vanessa Rees është themeluese e “Keychange” dhe drejtoreshë e fondacionit PRS, e cila ndihmon financiarisht muzikantët dhe talente në zhvillim.

Ajo po ashtu është zgjedhur gruaja e tretë me e fuqishme në industrinë e muzikës nga “Radio 4’s” pas Beyonce dhe Taylor Swift, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi duke e zgjeruar këtë zotim pasi që ne e dimë se zbrazësia gjinore është një problem në gjithë industrinë e muzikës dhe jo vetëm në festivale”, ka thënë Vannessa. “Ne duhet të shohim një fuqi punëtore me të balancuar”. “E dimë se nuk i ndihmon zhvillimit të artisteve nëse ato prezantohen vetëm me burra në studio të incizimit apo me burra në anën tjetër të tavolinës, kur janë duke nënshkruar një marrëveshje”, ka thënë ajo.

“Le të mos harrojmë faktin se në industrinë e muzikës vetëm 15 për qind e kompanive janë të udhëhequra nga gratë dhe pothuajse nuk ka asnjë grua nëpër studio të incizimeve”. Ajo thotë se festivalet dhe koncertet duhet që të reflektojnë audiencën.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)