Temën e madhe të letërsisë – opozicionin në mes të shtetit dhe individit, apo më ekzaktësisht marrëdhënien: shkrimtari - diktatura, Ismail Kadare e ka trajtuar në shumë vepra të tij, por libri i fundit “Kur sunduesit grinden”, siç duket, ia ka dhënë vulën këtij opusi, shkruan sot Koha Ditore.
As krejt tregim, as krejt ese, as krejt roman, por një meditim krejt i veçantë letrar, ky libër është një shkrirje midis disa gjinive letrare, i cili na shfaq një botë ku zhvillohet lufta e lashtë midis dy të kundërtave: lavdisë së shkrimtarëve, në njërën anë, dhe mizorisë së diktatorëve, në anën tjetër.
Kjo “sprovë” më e re e Kadaresë duket se i ka vënë në dilema edhe vetë studiuesit e letërsisë, pasi që ata nuk po arrijnë dot ta klasifikojnë dhe ta krahasojnë këtë vepër me asnjë model pararendës, jo vetëm në letrat shqipe./Arben Veselaj
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kadareja “flet” serbisht edhe me “Telefonatën e diktatorit”
-
Shtojca për Kulturë e “Kohës Ditore” sjell numrin special dedikuar Ismail Kadaresë
-
“A Dictator Calls” i Kadaresë në rrugë për “Booker Prize”
-
“Kur sunduesit grinden”: Arti s’e pranon mëshirën, por e dhuron atë
-
Kadare vjen te lexuesi me “Kur sunduesit grinden”