Një person është arrestuar në Zveçan për kanosje të motrës së tij sepse ajo punonte në institucione të Kosovës.
Policia e Kosovës e ka iniciuar rastin si “ngacmim”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte kanosur verbalisht motrën e tij viktimën femër kosovare duke e akuzuar atë se pse po punonte në institucionet e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet e dyshuara për kanosje të një gruaje tjetër rreth një borxhi në Zveçan
-
Arrestohet një person pasi kishte kanosur Sveçlën përmes rrjeteve sociale
-
Arrestohet një person për kanosje të zyrtarit policor pas shqiptimit të një gjobe
-
Kanos babanë, djali i mitur në pranga
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve