Dy punëtorë janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një fabrikë në Vushtrri, mëngjesin e së shtunës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.
“Sot, në ora 07:45, është raportuar se brenda hapësirave të fabrikës "Extra" në Vushtrri ka ndodhur një zjarr. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Dy persona- punëtor si pasoj e lëndimeve kanë kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident në Vushtrri, dy persona të lënduar
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren
-
Dëme të konsiderueshme nga zjarri në një objekt afarist te zona industriale
-
Shpërthim në një fabrikë të armëve në Serbi