Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë lënduar në një aksident trafiku të martën në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i tha KOHËS se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.

Ekipet policore po merren me rastin.
Artikuj të ngjashëm