Një shqiptar 41-vjeçar ka vdekur derisa po mundohej ta ndalonte një person që po vidhte pako në hollin e një ndërtese në Brooklyn, e më pas u sulmua nga i dyshuari.
Policia u njoftua për sulmin në ndërtesë mbrëmjen e së mërkurës. Policët e gjetën burrin me plagë në kokë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.
Viktima B.H. me origjinë nga Podujeva u identifikua nga familja, raportoi NBC. Ai vdiq në spital si pasojë e plagëve.
Sipas banorëve, B.H. punonte si mbikëqyrës i ndërtesës.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohet i dyshuari për vdekjen e shqiptarit në Brooklyn
-
62-vjeçari nga Kosova goditet për vdekje nga kamioni në Portin e Durrësit
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Arrestohet një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Gjakovë
-
Vdiq një punëtor që ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë