Një 27-vjeçar është vrarë dhe një 57-vjeçar (baba i viktimës) është plagosur pas një përleshjeje mes dy familjeve të cilat raportohet se janë kushërinj një mes vete.
Sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, përleshja ka ndodhur me mjete të forta.
“Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç, ndërsa një person tjetër (babai i viktimës), mashkull rreth 57-vjeçar ka pësuar, lëndime”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe eprorët nga Stacioni Policor Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Policia ka ndërmarrë masa sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së personave të përfshirë.
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
-
Vritet një 14-vjeçar në Prizren
-
Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren
-
Humb jetën një 29-vjeçar në një aksident në Prizren
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren
-
Gjendet i vdekur një person në Prizren, në trup kishte plagë nga arma