Një shqiptar me inicialet B.L. është vrarë të premten në Greqi pas një sherri për një vendparkim.
Viktima 39-vjeçar punonte në një parking në Greqi, ndërsa pati debat me një 68-vjeçar i cili e kishte banesën aty afër.
Pas një debati që pati mes të dyve, i moshuari ka shkuar në banesë, ka marrë pushkën dhe e ka goditur shqiptarin, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas fqinjëve, dorasi ishte një person problematik që vazhdimisht debatonte edhe me fqinjët e tjerë.