Kronikë

Vritet një 44-vjeçar shqiptar në SHBA

FRANCESK SHKAMBI

Një 44-vjeçar shqiptar, Francesk Shkambi, është vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkatësisht në Cooley Lake Road, në Commerce Township.

Ai është gjetur i vdekur jashtë restorantit në të cilin ishte bashkëpronar dhe menaxher.

Një burrë i dyshuar është arrestuar.

Siç bënë të ditur CBS News, kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, e kishte gjetur viktimën të shtrirë në verandën e restorantit.

Një 65-vjeçar nga Farmington Hills, i identifikuar si i dyshuar, u dorëzua në polici rreth 20 minuta pas të shtënave, sipas hetuesve.

Detektivët sekuestruan një pistoletë 9 mm, e cila besohet se është arma e krimit. Sipas policisë, arma ishte raportuar më herët si e vjedhur.

Familja e Shkambit thotë se vdekja e tij është një humbje jo vetëm për ta, por për këdo që e ka njohur.

“Ai nuk ishte vetëm xhaxhai ynë, por njeriu i shtëpisë. Sa herë hynte në një dhomë, sillte dritë. Më duket e pabesueshme që nuk është më,” tha mbesa e tij, Marsilda Dakaj.

“Ai ishte vetvetja… gjithmonë i sinqertë, njeriu që sillte gëzimin kudo. Një shpirt i bukur,” tha nipi i tij, Mark Gjura.

Sipas familjes, i dyshuari dyshohet se ka qenë mik i Shkambit.

“Ishte mik,” tha Gjura. “Ka ardhur këtu, ka ngrënë me ne disa herë”, ka thënë ai.