Një 40-vjeçar ka mbetur i vdekur pas plagëve me thikë të mërkurën pasdite në Durrës.
Viktima H.K. ishte komshi me autorin I.K., shkruan Euronews.
Ata kanë banesat në të njëjtën ndërtesë.
Konflikti thuhet se ka nisur për një vendparkim.
Dy fqinjët kishin kohë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi.
Edhe
Vdiq 15-vjeçari që u ther me thikë nga bashkëmoshatari në Durrës
Sipas mediave në Shqipëri, të dy personat njihen si përdorues të lëndëve narkotike.
Policia ka arrestuar autorin.