Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Polici gjendet i vdekur brenda stacionit të Policisë në Durrës

Policia e Shtetit

Një polic është gjetur i vdekur brenda ambienteve të Policisë së Durrësit, ka njoftuar Policia e Shqipërisë të enjten pasdite.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për vetëvrasje, me armën e shërbimit.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, polici ka qenë i dënuar për plagosje të lehtë dhe me vendim të gjykatës i ishte kushtëzuar të ndërpriste marrëdhënien e punës.

Policia e Shqipërisë ka nisur hetimet për rastin.