Tre të dyshuar raportohet se kanë shkuar në shtëpinë e një personi në fshatin Shtrubullov të Drenasit të cilin e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një ambient tjetër ku nën kërcënim të armës kanë përdorur dhunë ndaj viktimës.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit deri tash janë të panjohur, ndërsa dyshohet se deri te privimi ka ardhur për shkak të një borxhi.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet, thotë policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahën një person për një borxh, pesë të dyshuarit në arrati
-
Raporton se e futën me dhunë në veturë dhe e rrahën, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt
-
Rrëmbehet një person në Fushë-Kosovë, tre burra e kërcënojnë për para
-
Një person cak i tentim rrëmbimit të shtunën mbrëma në Vushtrri
-
Arrestohen katër të dyshuar në Drenas, sulmuan fizikisht një burrë