Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person cak i tentim rrëmbimit të shtunën mbrëma në Vushtrri

Një tentim rrëmbimi raportohet të ketë ndodhur të shtunën mbrëma në Vushtrri.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin rreth një borxhi, derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugën.

Më tej bëhet e ditur se personat që kanë dalë nga veturat, e kanë sulmuar fizikisht dhe janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka çuar rastin në procedurë hetimore.