Pesë persona janë arratisur pasi kanë rrahur një tjetër për një borxh në Gjilan.
Policia ka njoftuar se sulmi ndaj tij ka nisur nga një mosmarrëveshje rreth një borxhi, dhe se viktima është dërguar për trajtim.
“Viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga pesë persona, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjetë të mprehtë-thikë. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahje në aeroport, pesë persona në pranga
-
Arrestohen 15 persona pasi u rrahën për një pronë
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë
-
Rrahje mes disa personave në Prishtinë e Podujevë
-
Shtatë persona përfshihen në përleshje me thika në Gjilan, dy në gjendje të rëndë