Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raporton se e futën me dhunë në veturë dhe e rrahën, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Tre persona janë dërguar në stacionin policor në Prishtinë për t’u marrë në pyetje lidhur me rast “privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Një person ka raportuar në Polici se katër të tjerë me armë e kanë detyruar të futej në veturën e tyre dhe më pas e kanë sulmuar.

Pas intervistimit në Polici, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se katër persona të panjohur, nën kërcënimin e armës e kishin detyruar me dhunë atë që të hyjë në veturën e tyre duke e sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin liruar. Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në raportin e PK-së.