Një veturë e Kuvendit Komunal të Pejës është vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit.
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ia ka konfirmuar KOHËS rastin ku thotë se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në paraburgim për 48 orë.
“Vetura është gjetur e parkuar në fshatin Drelaj të Rugovës, në afërsi të rrugës. Në veturë nuk është gjetur ndonjë person por më pas është arrestuar një i dyshuar, i njohur për Policinë. Pas verifikimit, është kuptuar se vetura i takon Kuvendit Komunal të Pejës”, thuhet në njoftimin policor.
KOHA mëson se vetura e vjedhur përdoret nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Për të dyshuarin është raportuar edhe më parë se ka kryer vjedhje të veturave të ndryshme.
-
Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për djegien e një veture
-
Iu caktohet masa e paraburgimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës
-
Policia jep detaje për sulmin ndaj kryetarit të Pejës
-
Kryetari i Pejës sulmohet fizikisht nga dy persona
-
Hyri me veturë në sheshin e qytetit, arrestohet një person në Pejë