Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje në shkollën "Ibrahim Rugova" në Obiliq.
Në njoftimin e policisë thuhet sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për vjedhje të pajisjeve elektronike, muzikore si dhe gjësende të ndryshme shkollore.
Pas hetimeve preliminare ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre të miturve, të cilët janë proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit.
Ndërkohë policia ka lokalizuar vend-fshehjen e gjërave të vjedhura, të cilat janë kthyer më pas në shkollë./ksp
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se kishin vjedhur në tri shkolla në Viti
-
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohen se vodhën veturën e një klubi sportiv
-
Katër të mitur dyshohen për vjedhje në shtëpinë e një gruaje në Suharekë, vodhën edhe një pistoletë
-
Arrestohen e lirohen tre të mitur që vodhën para në një shtëpi