Katër të mitur janë arrestuar të hënën në Suharekë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje brenda shtëpisë së një gruaje.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 15 mars, teksa të dyshuarit kanë vjedhur orë dore, telefona, bizhuteri, si dhe një armë zjarri.
Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda
-
Katër të mitur nën hetim për 11 raste të vjedhjeve në Ferizaj
-
Arrestohet një person në Suharekë për fajde, armëmbajtje pa leje dhe posedim narkotikësh
-
Arrestohen dy 16-vjeçarë për vjedhje në Ferizaj
-
Arrestohen pesë persona për tentim vjedhje në Fushë-Kosovë