Disa armë zjarri janë vjedhur në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë në orët e para të së martës.
Policia ka njoftuar se ende nuk është bërë identifikimi i të dyshuarve për këtë rast.
Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, teksa vlera e armëve të vjedhura nuk është bërë e ditur, por sipas ankuesit, është “e konsiderueshme”.
“Sot rreth orës 00:55, kemi pranuar informatë se persona deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dhe nga aty kanë vjedhur disa armë zjarri. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘vjedhje e rëndë’”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka shtuar se aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit
-
Persona të maskuar vjedhin rreth 30 armë nga një poligon
-
Dyshohet për vjedhje të stolive të arit dhe parave nga një veturë në Gjakovë
-
Të shtëna me armë në një fshat të Gjakovës
-
Dorëzohet në Polici njëri i dyshuar për të shtënat me armë në Gjakovë
-
Gjuajtje me armë në Gjakovë, dyshohet për tentim vrasjeje