Disa persona kanë vjedhur rreth 30 armë nga një poligon në Gllogoc të enjten.
Policia e Kosovës ka nisur hetimin e rastit.
Sipas ankuesit, personat e dyshuar ishin të maskuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastiset një poligon armësh në Fushë-Kosovë, konfiskohen 14 leje armësh në emër të pronarit
-
Dy persona në Rahovec raportojnë se ndaj tyre dikush në uniformë ushtarake shtiu me armë
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri
-
Sekuestrohen armë në Podujevë, dyshohet se do të dërgoheshin në Gjermani
-
Të shtëna ndaj një auto salloni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dëmtohen gjashtë vetura