Dy persona kanë raportuar se dikush ka shtënë me armë në drejtim të tyre dhe se të dyshuarit ishin të maskuar e me uniforma ushtarake.
Policia ka sekuestruar gëzhojat nga vendi i ngjarjes dhe deri tash nuk raportohet për të arrestuar.
“Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të arrestuar në Rahovec për tentim vrasje
-
Plagoset me armë zjarri një person në Rahovec, dyshohet se u qëllua nga një i panjohur
-
Plagoset një person në rrugën Sarosh-Rahovec
-
Të shtëna me armë në Mitrovicë, gjenden gëzhoja të kalibrave të ndryshëm
-
Tre personave në Rahovec iu zihet prita nga një i armatosur