Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Fushë-Kosovës ka bastisur një poligon armësh, pas dyshimeve se ky biznes është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale.
Rasti është iniciuar si “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.
“Njësitë policore në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve), është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim ku gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si dhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në cilësi të provave materiale thuhet se janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas.
Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.
-
Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe 40 fishekë
-
Dhjetëra armë të konfiskuara për një ditë nga ahengje e bastisje
-
Policia konfiskon kallashinkov, bomba tymuese dhe municion në Leposaviq e Vushtrri
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Policia zbulon 4 kallashnikovë në një dërgesë, arrestohet një person