Një çiklist është goditur për vdekje nga një veturë të martën në mbrëmje në Prishtinë afër Stacionit të Autobusëve.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:40, ndërsa Policia ka konfirmuar se e ka shoqëruar në stacion ngasësin e automjetit.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë ku vdiq një çiklist
-
Aksident trafiku në Prizren, humb jetën çiklisti që u godit nga vetura
-
Vdiq një motoçiklist në rrugën Podujevë – Prishtinë
-
Një i vdekur nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë
-
Biçiklisti pëson lëndime të rënda pas një vetaksidenti në Prishtinë