Tre pjesëtarë të KFOR-it amerikan janë lënduar pas një vetaksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Jarinjë, saktësisht në fshatin Sllatinë, mesditën e sotme. Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, Munish Avdiu nga trafiku rajonal në Mitrovicën e Veriut.
Në përgjigjen e tij thuhet se vetura e KFOR-it është rrokullisur për shkak se vozitësi kishte humbur kontrollin mbi automjetin.
“Rruga nacionale Mitrovicë-Jarinjë, në fshatin Sllatinë rreth orës 14:30 ka ndodhur një vetaksident. Automjeti i KFOR-it amerikan, vozitësi kishte humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte. Lëndime kanë pësuar vozitësi dhe dy pasagjerë. Të gjithë pjesëtarë të KFOR-it amerikan”, thuhet në përgjigjen e Avdiut për KOHËN.
Avdiu theksoi se në bazë të informatave, lëndimet nuk janë serioze.
-
Vetaksidentohet automjeti i KFOR-it në Malishevë
-
Vetaksident në autostradën Vermicë-Prizren, tre të lënduar
-
Vetaksidentohet minibusi në rrugën Gjakovë-Klinë, tre të lënduar
-
Vetaksident në Mitrovicë, lëndohet një person
-
Tre persona ikin me veturë nga policia në Gjakovë, vetaksidentohen gjatë arratisjes