Një automjet i KFOR-it është vetaksidentuar të hënën në dalje të fshatit Ostrozub të Malishevës.
Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë për KOHËN se nga ky vetaksident nuk ka të lënduar.
Sipas Graishtës, të përfshirë kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer.
“Bëhet fjalë për vetaksident në dalje të fshatit Ostrozub drejtimi Malishevë-Rahovec, në automjet kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer. Nuk ka të lënduar ndërkohë që vendin e ngjarjes po e procedojnë njësitet e trafikut rajonal të DRP Gjakovë”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetaksidentohet vetura e KFOR-it në rrugën Mitrovicë-Jarinjë, lëndohen tre pjesëtarë
-
Një grua humb jetën në vetaksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja
-
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës
-
Vdiq një person në Gjakovë pas një vetaksidenti me kamion