Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vendi në Klinë ku ka ndodhur mbrëmë vrasja

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë të enjten mbrëma, në parkingun e një restauranti në fshatin Volljakë, të komunës së Klinës.

Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar për vrasjen, derisa njëri prej tyre dyshohet për ndihmë pas kryerjes së vrasjes.

KOHA po qëndron të premten në vendin ku ka ndodhur vrasja. Në fotografi shihet se vendi është ende i rrethuar me shirita të Policisë.

KOHA po ashtu ka mësuar se motivi i vrasjes dyshohet të jetë rrahja në Itali e vëllait të të dyshuarve, nga pala e dëmtuar.

Image