Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Rogoqicë të komunës së Kamenicës.
Një tjetër polic i përfshirë në këtë aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore, për çka është dërguar në qendrën rajonale emergjente në Gjilan për trajtim.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20 te vendi i quajtur “Te Tyrbja”, mes mjetit motorik katërrotësh të Policisë dhe një veture.
“Nga Spitali Rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, ka thënë ai.
-
Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë
-
Vdes një 1-vjeçare si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në Kamenicë
-
Një 33-vjeçar i vdekur e tre të lënduar në aksidentin në Kamenicë
-
Vdiq personi i aksidentuar në Loxhe të Pejës
-
Vdiq polici që u aksidentua javën e kaluar në Malishevë