Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 1-vjeçare si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në Kamenicë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës / Foto: Ilustrim

Një fëmijë i moshës rreth një vjeç ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra një ditë më parë, në një aksident trafiku në Kamenicë.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatën se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një fëmijë i moshës rreth një-vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka thënë Hashani.

Si pasojë e aksidentit, të premten në vend të ngjarjes ka vdekur një 33-vjeçar.