Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq personi që u lëndua javën e kaluar në vend të punës në Pejë

Klinika Emergjente në QKUK

Ka vdekur në QKUK të martën një punonjës që kishte marrë lëndime trupore në vendin e tij të punës në Pejë javën e kaluar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.

“Rr. Zahir Pajaziti, Pejë 19.06.2023-13:00 Më datën e cekur viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar. Më datë 27.06.2023 gjersa ishte në trajtim mjekësor në QKUK viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë.