Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në QKUK motoçiklisti i aksidentuar javën që shkoi në Pejë

aksident

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një motoçiklist i cili të premten e javës që shkoi ishte aksidentuar me një çiklist në Pejë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK), ku ishte duke u trajtuar. 

“Raportohet se kishte ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në mes të një motoçiklete dhe një çiklisti me drejtues m/k. Si pasojë e lëndimeve të marra të dy drejtuesit kishin pranuar tretman mjekësor në QKUK. Më 30.06.2025 nga QKUK-ja është pranuar informatë se drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda në aksident kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.