Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person pasi u lëndua në vendin e punës në Kamenicë

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një person ka vdekur të shtunën në Koretin të Kamenicës pasi u lëndua derisa ishte në vendin e punës.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor, e më pas është transferuar në Spitalin e Gjilanit nga ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Lidhur me rastin është intervistuar një person, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti është cilësuar si “rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.