Policia ka iniciuar një rast për vdekje të dyshimtë në Kamenicë.
Sipas Policisë, viktima derisa po punonte ka humbur ndjenjat dhe pas dërgimit në QKMF është konstatuar vdekja e tij.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor
-
Vdiq një punëtor në Deçan, rasti po hetohet
-
Kolegu i punëtorit që vdiq dje në Prishtinë humbi ndjenjat nga tronditja
-
Një person në Obiliq vdiq teksa po punonte në automjet
-
Policia po e heton rastin e vdekjes së një personi që u dërgua pa shenja jete në QMF