Personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin mes dy veturave në fshatin Begracë të Kaçanikut të martën pasdite ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) teksa po merrte trajtim, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra në aksident.
Lëndime ka pësuar edhe shoferja dhe pasagjerja që ishin në veturën tjetër.
“Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Vdiq një person pas aksidentit në Gërdoc të Podujevës
-
Një i vdekur pas një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës
-
Aksident trafiku në Prizren, humb jetën çiklisti që u godit nga vetura
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren