Një grua e cila ishte aksidentuar në fshatin Jabllanicë të Pejës, që nga 15 qershori, ka vdekur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ajo ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Në aksident ishin të përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar tre persona.
“Me 17.06.2026 ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në spitalin e Pejës, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin që kishte ndodhur me datë e cekur në të cilin ishin përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar tre persona. Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe IML për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Goditet për vdekje këmbësori në Zllopek të Pejës, i dyshuari dorëzohet në Polici
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident trafiku në Klinë
-
Vdiq një person në vendin e punës në Pejë
-
Vdes personi i aksidentuar të premten në Sllatinë