Një 45-vjeçar ka vdekur si pasojë e rrokullisjes me traktor të mërkurën në Carralevë të Shtimes.
Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime.
“Ju njoftojmë se me datën 16.09.2025, rreth orës 09:00, policia në Shtime ka pranuar një informatë për një incident të ndodhur në lagjen ‘Kastrati’ të fshatit Carralevë, Shtime. Është raportuar për rrokullisjen e një traktori, ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës 45 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime”, thuhet nga Policia.
Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.
-
Vdiq një 46-vjeçare në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë
-
Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor
-
Vdiq një burrë në Podujevë pasi u rrokullis me traktor
-
Një 48-vjeçar humb jetën në vendin e punës në Shtime
-
Vdiq një person, u rrokullis me traktor pasi shkoi në mal për dru