Një 46-vjeçare ka vdekur të dielën, nën dyshimin se ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në Shtime.
Policia ka njoftuar se dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike.
Ajo fillimisht është transportuar në QKMF të Shtimes për trajtim mjekësor, nga ku vetëm pas disa minutash është njoftuar se ka vdekur.
“Menjëherë në vendngjarje ka dalë patrulla policore, e cila ka hasur në personin e lënduar, një 46-vjeçare. Më pas ka arritur edhe ekipi i emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor. Rreth orës 19:20 është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike (gilinderë)”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
-
Bie nga lartësia dhe humb jetën një e moshuar në Fushë-Kosovë
-
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
-
Dyshohet se një grua vdiq në Mitrovicë pasi ra nga kati i parë i shtëpisë, Policia nis hetimin
-
Një 48-vjeçar humb jetën në vendin e punës në Shtime
-
Vdiq punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Shtime