Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një burrë në Podujevë pasi u rrokullis me traktor

Shiriti i policise

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur në fshatin Revuqë në Podujevë si pasojë e një aksidenti me traktor. 

Sipas Policisë, viktima ishte duke punuar me traktor kur është rrokullisur aksidentalisht. 

Ai u dërgua në QKUK, ku edhe ndërroi jetë nga lëndimet e marra. 

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar me traktor aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë, ka pësuar lëndime trupor. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku me pas ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Edhe Vdiq një person në Podujevë, u rrokullis me traktor Kronikë 8 muaj më parë Vdiq një person në Podujevë, u rrokullis me traktor

Tri ditë më parë një tjetër person pati vdekur në një rast të ngjashëm. Viktima që kishte shkuar për të punuar me dru në një pyll në Istog ishte rrokullisur me traktor dhe kishte vdekur.