Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person, u rrokullis me traktor pasi shkoi në mal për dru

Kronike - shirit

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur të mërkurën paradite në fshatin Polane në Istog. Viktima ishte rrokullisur me traktor, prej çka ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. 

Policia njoftoi se vdekjen e personit e konfirmoi mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 11:20 Stacioni Policor në Klinë, është njoftuar se një person nga fshati Leskoc- Kline, kishte shkuar për dru me traktor në pyll në fshatin Polane- Istog. Viktima ishte rrokullisur me traktor, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në QMF në Klinë. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore”, njoftoi Policia.