Një person ka humbur jetën në Zubin-Potok të dielën mbrëma. Ai dyshohet se është rrokullisur me traktor.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekja është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar.
“Zubin Potok 14.09.2025, 20:29. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke vozitur traktorin është rrokullisur, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.