Edhe një i mitur i cili ishte i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një vetaksidenti në Treboviq të Pejës, ka vdekur.
Aksidenti ka ndodhur më 2 korrik, ku i vdekur në vendngjarje ka mbetur një i mitur tjetër.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti kishte ndodhur në rrugën Pejë-Trestenik, kur automjeti që po qarkullonte në atë drejtim dyshohet se nuk iu është përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin dhe duke goditur një shtyllë betoni.
Artikuj të ngjashëm