Një person ka vdekur si dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten rreth orës 14:05 në fshatin Treboviq të Pejës.
Policia ka konfirmuar se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin në një kthesë dhe ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën që ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në njoftim.
I lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.
Njoftimi i Policisë:
Ju informojmë se me datë 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Në këtë aksident ishin të përfshira një vetur dhe një motoçiklet.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi i lënduar është dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.