Një i mitur ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar nga një aksident në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ndodhi në rrugën Pejë-Trestenik, kur automjeti që po qarkullonte në atë drejtim dyshohet se nuk iu përshtat kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin dhe duke goditur një shtyllë betoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Dy personat e tjerë të mitur të përfshirë në aksident janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës, por për shkak të natyrës së lëndimeve janë transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.