Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një fëmijë në një aksident në Milot

Në një aksident ku janë përfshirë tri makina sot në Milot, ka vdekur një fëmijë.

Mësohet se janë përplasur një automjet Smart me një Benz ndërsa është përfshirë dhe një veturë tjetër.

Për pasojë ka marrë flakë njëri automjet, derisa mediat në Shqipëri bëjnë me dije se ka vdekur një fëmijë tre vjeç ndërsa raportohet të jenë lënduar edhe tre të tjerë.

Drejtuesi i makinës ku ndodhej fëmija është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjendje kritike.

Shërbimet e policisë dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./TCH/