Një person ka vdekur e një tjetër është plagosur, si pasojë e të shtënave në Milot të Shqipërisë të premten në mbrëmje.
Siç raporton tch, një 27-vjeçar ka vdekur teksa po dërgohej për në spital. Një 46-vjeçar është në gjendje të rëndë. Ka marrë plagë në këmbë e gjoks.
Të dy ishin duke hipur në makinë kur kishte ndodhur atentati. Ata qarkullonin me makinë të blinduar.
Siç raportohet, i vdekuri dhe i plagosuri janë emra të njohur për Policinë, pasi kishin qenë shënjestër edhe të atentateve të mëparshme, që kishin dështuar.
Ende s’dihen detaje të tjera për ngjarjen. Policia po kryen hetimet.
Artikuj të ngjashëm