Një 7-vjeçar ka vdekur në fshatin Mengel të Elbasanit në Shqipëri, pasi është përplasur nga një veturë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se automjeti me drejtues shtetasin P.B., 61-vjeç ka përplasur për vdekje pranë një shkolle një të mitur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shkruan RTSH, përcjell KosovaPress.
Deri në këtë fazë të hetimeve nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e dinamikës së aksidentit.
Autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë ngjarje të rëndë.
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.