Një grua 67-vjeçare ka vdekur në fshati Kuk të Dragashit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se dyshohet se ka pasur dhunë në familje. Sipas Policisë, ajo ka vdekur në ora 05:00 të mëngjesit, të hënën.
“Sot më datën 26 12 2022 në fshatin Kuk të Dragashit është raportuar për një grua 67 vjeçare të vdekur në shtëpinë e saj. Për shkak se e njëjta edhe më herët ka raportuar dhe është viktimë e dhunës, policia në konsultim me prokurorin kanë hapur rastin si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka shtuar se nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes janë vërejtur disa shenja dhune në trupin e viktimës.
“Rasti do të hetohet dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Bytyqi. /ksp
-
“Vdekje e dyshimtë” – Një grua dërgohet e vdekur në QKMF-në e Dragashit
-
“Vrasja në duart e shtetit” e Saime Domazetit
-
Kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarës për vrasjen e 67-vjeçares
-
Arrestohet kunata që dyshohet se e rrahu për vdekje 67-vjeçaren në Dragash
-
Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë të 67-vjeçares në Dragash