Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

“Vrasja në duart e shtetit” e Saime Domazetit

“Betimi për Drejtësi” ka sjellë hulumtimin për rastin e Saime Domazetit dhe përgjegjësinë e shtetit në këtë rast.

67-vjeçarja Saime Domazeti u gjet e vdekur më 27 dhjetor 2022, në fshatin Kuk të Dragashit. Vrasja dyshohet se është kryer nga familjarët që me vite u kujdesën për të.

Sipas Policisë, 67-vjeçarja ishte lënë në kushte të papërshtatshme për jetë.

Vdekjen e saj, Policia e Kosovës e cilësoi si vdekje të dyshimtë, pasi ajo edhe më herët ishte raportuar se ishte subjekt i dhunës në familje, pasi ishte larguar nga shtëpia për tu lënë në një qilar. Përkundër kësaj, edhe pse Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave kishte qenë e njoftuar më herët këtë rast, nuk kishte bërë fare kërkesë për caktimin e urdhrit mbrojtës sipas Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje. Kjo pasi sipas tyre, në arsyetimin e raportit informues, Qendra për Punë Sociale ishte shprehur se viktima nuk ka nevojë për urdhër mbrojtje.

Jubilea Kabashi, drejtoreshë e Qendrës së Strehimit të Grave dhe Fëmijëve në Prizren, thotë se nuk kanë qenë të njoftuar për rastin e të moshuarës 67-vjeçare, Saime Domazeti e cila ishte subjekt i dhunës në familje, e që më pas dyshohet se viktima u vra pikërisht nga ata që ushtruan dhunë ndaj saj.

Lidhur me rastin e vrasjes, avokati i të dyshuarës Nazire Abdyli, Besim Morina thotë se ende nuk kanë pranuar raport të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Edhe IKD-ja fajëson shtetin për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash Arbëri IKD-ja fajëson shtetin për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash

Gzim Shala nga IKD thekson se akterët shtetërorë në asnjë rrethanë nuk guxojnë të hamendësojnë mbi atë se a do të kryhet apo nuk do të kryhet një vepër penale, se në rastet e dhunës në familje a duhet t’ia falin besimin një të dyshuari se nuk do ta përsëritë veprën penale, por se duhet që në emër të viktimës të ndërmerren veprimet ligjore dhe të kenë një qasje proaktive për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Jubilea Kabashi, drejtoreshë e Qendrës për Strehimi të Grave dhe Fëmijëve në Prizren thotë se përkrahja nga shteti ka qenë aq sa qendra vetëm mos të mbyllet.